Shkolla "Ferit Bregu" Vendreshe
Click here to edit subtitle
Jehona e perpjekejeve te Rilindasve per per hapjen e mesimit dhe te shkrimit te gjuhes shqipe u ndije dhe ne zonen e Vendreshes .
Familje te shumta derguan djemete e tyre per te mesuar te shkruajne dhe te lexojune gjuhen shqipe .Te tille qene;
Hamit Otobashi , Daut Bregu , Avdulla Musaj ,Mustafa Spathara te cilet u derguan ne Turqi.
-Hamit Otobashi u dergua ne Selanik(Greqi) Arun Bega u dergua ne Rumani . Krahas kesaj u shfrytezuan dhe vatrat e ngritura nga patriotet shqiptare brenda vendit.Keshtu u derguan per kete qellim ne Berat: Tahir Vala, Daut Shehu, Ismail Shehu Teme Brgu , Braho Ibro etj…
Protagonist per perhapjen e mesimit dhe te shkrimit te gjuhes shqipe ne Vendreshe ishte Tefik Vendresha i cili mer pjese gjallerisht ne Ceten e Cerciz Topullit dhe porositet nga Bajo Topulli qe aktivitetin e tije ta kryeje ne Vendreshe.
Kthehet dhe ju pervesh punes duke u bere antar i cdo vatre familjare ne kete zone.Nepermejet kurseve te shkeputura qe organizoi ai qe prej vitit 1906, u arrit te hidhen bazat e mesimit dhe te shkrimit te gjuhes shqipe.Ky aktitvitet nuk mbeti pa rene ne sy te administrates turke te asaj kohe , e cila e ndoqi kemba kembes deri sa e vrau ne 1910.
Si per kundra peshe burrat me ne ze te Vendreshes hapen shkollen te Bregu i Ibershimit ne Vendreshe te II
Mesues sipsa gojdhenave u caktua Ismail Shehu I cili kishte studiuar ne nje medrese ne turqi.Mesimet filluan ne dhjetor ne vitin 1908 dhe vazhduan me hpe per shkak te ngjarjeve te kohes.Por kurset vazhduan Ne keto kurse ishin te regjistruar :Vrenoz Kuci,Refat Zaimi,Jaha Bregu,Ali Bano,Ibrahim Hoxha,Ali Aliaj Mustafa BanoQerim GoxhajAtem Musajetj…
Qeveria e Ismail Qemalit me ministër Luigj Gurakuqin , e vunë arsimin në plan të pare.Kjo qeveri vuri arsimin në plan të parë, arsimi ishte I detyruar dhe I ndarë nga feja.Arsimi u vu në baza shkencore.
Në vitin 1913 ata burra që hapën shkollën në vitin 1908 , por nën udhëheqen e Tajar Vëndreshës , organizuan hapjen e shkollës së Vëndreshës.
Për local u vendos u vendos të ishte shtëpia e shehut dashamirës për arsimin ,Muratit , I cili kishte qenë I lidhur me arsimin në fshatin e tij.Mësues u caktua Ismail Shehu I cili u specializua për 6 muaj ne Berat , por që vazhdoi shume pak.
Ne nje gjendje te tille vazhdoj deri ne fun te vitit 1920 pas mbarimit të luftës së parë botërore.Ju kërkua shtetit që të caktonte nje mësues.
Kështu u dërgua një mësues Hoxhë Hysen Mertinji dhe si shkollë u caktua shtëpia e Ismail Shehut Ky organizim mbeti më tepër në kufijt e një kursi pavarsisht nga dëshirat.
Nxënës të kësaj shkolle: Barjam Aliaj, Fetah Aliaj, Ismail Aliaj, Medi Shehu, Halil Goxhaj e te tjere mësuan vecse për 6 muaj dhe mesuesi u largua.
-Nga viti 1921 e mbrapa shkolla ka pasur nje vazhdueshmeri te rregullet .Ndaj dhe si viti I hapjes I hapjes se shkolles ne Vendresh njihej DATA 21 TETOR po e ketij viti.Per shkollë u perdor shtepia e Zenel Ibros dhe mesues u caktua Rasim Fuga nga Berati.
-Nxenesit e pare te kesaj shkolle ishin Bari Zaimi ,B.Bano, Mahmut Meslani, Hysen Aliaj ,Refit Kuci, Rushan Kuci, Shyqyr Bano, Riza Kuci, Rushan Kuci, Xhaferr Kuci, Sami Begolli, Neki Guri Halil Vasjari etj….
Disa nga mësuesit që kanë punuar në shkollën e Vëndreshës në vite:
Viti 1921 mësues Rasim Fuga nga Berati.
Viti 1923-1925 mësues Ilmi Baci nga Përmeti
Viti 1926-1927 mësues Hysen Riza nga Tirana
Viti 1929-1937 mësues Petref Blana ( I njohur si Petref Therepeli )
Viti 1938-1940 mësues Riza Musaj nga Gramshi
Viti 1944 Xhaferr Kuci e Veis Kuci bejne përpjekje për të berë mësim
Viti 1945 Izet Buzo
Viti 1945-1946 mësues Nazmi Duhanxhiu nga Elbasani
Viti 1946-1947 mësues Beqir Xhindole nga Lushnja
Viti 1947-1948 mësues Stavri Trebicka nga Korca
Viti 1948-1949 mësues Gjon Harusha nga Shkodra
Viti 1949-1950 Mësuesa : Izet Kocorri nga Konispoli dhe Dhimitër Tona .
ORGANIZOHESHIN MASIVISHT KURSE KUNDËR ANALFABETIZMI
Shkolla e Vëndreshës në vitin 1923 ka patur 50 nxënës:
Klasa e parë 33 nxënës
Klasa e dytë 9 nxënës
Klasa e tretë 6 nxënës
Mësues ishte Ilmi Baci
Ne vitin 1935 frekuentuan shkollen dhe femrat .Nder te cilat ishin edhe Nazmie Ibro , Hajrie Bregu , Elmazi Bano , Sanie Shehu etj….
Shkolla ka funksionuar rregullisht deri ne vitin 1939 dhe mesues ka qene Riza Muasj nga Kishtani I Gramshit . Shkolla kishte marre permasa massive .Kete e tregone edhe numri I madh I nxenesve qe ne kete kohe kaluan kufirin e 80-es.Midis tyre ishin dhe –Mete Zhuri, Dajlan Cela , Islam Kuci, Tomorr Cerova , Hatem Bregu, Adil Bano, Ismail Bano, Avni Shehu , Riza Bilbili , Haki Gramozi, Ismail Kuci , Mine Ibro, Jace Lula ,Fari Musaj , Resmie Bano etj etj..
Lufta I nderpreu mesimet , per te rifilluar ne zjarrin e saj ne vitet 1943-1944 , ku u vetem zona e skraparit ishte e cliruar . Ne kete kohe mesues ishin Xhaferr Kuci dhe Veiz Kuci .Nxenes I asaj kohe ishin Islam Kuci, Bajram Kuci, Isa Shehu, Metulla Bregu, Nurie Bregu, Dalip Kuci ,Tajar Hoxha ,Elmas Sevdari, Sali Hysi ,Haki Gramozi.etj…
Ne te gjitha lagjet u organizuan kurse kunder analfabetizmit si ne lagjen Aliaj , Shelere, Hoxhaj , Bregaj dhe Ibrollare
Ne vitin 1945 si mesues ka punuar Izet Buzi nga qyteti I Beratit dhe nxenes kane qene –Qani Ibro , Kadri Ibro, Faik Cerenishti, Fatiko Cerenishti ,Fatime Sinani, Nazif Musaj, Esat Musaj, Halil Kuci etj.. .Qe nga ajo kohe shkolla s aka ardhur dhe ka konsoliduar veten .Ajo eshte ndihmuar me mesues normaliste te Elbasanit.Te tille kane qene-:Nazmil Duhanxhiu nga Elbasani ,Beqir Xhindole nga Imesha e Lushnjes Stavri Trebicka nga Korca ,Gjon Harusha nga Shkodra, Izet Kocorri nga Konispoli ,Muharrem Mete nga Kolonja, Andon Benusi nga Shkodra ,Pirro Gjika nga Berati dhe Themistokli Salepi nga Berati I cili ishte dhe drejtori I pare I shkolles unike 7-vjecare nga viti I 1954 deri ne 1957.Kjo drejtori mbulonte fshatrat Vale, Therepel, Lavdar ,Vendreshe e Madhe Vendreshe e Vogel dhe Spathare .Ne keto vite erdhen dhe mesues nga Berati si :Gjovefa e Milka Salepi prezenca e te cileve solli pjesmarrje masive te femrave ne shkolle .
Perfaqesues te ketij brezi jane :Skender Kuci ,Kadri Sevdari, Avdulla Bregu, Drita Cerenishti ,Asllan Musaj ,Asllan Ducellari , Agim Alizoti, Shefqet Alijaj , Baskim Likaj ,Nebi Musaj ,Hasan Bregu, Qemal Zaimi te cilet u bene dhe jane kuadro te zote qe punojne ne fusha dhe sektor te nryshem .Ne periudhen midis viteve 1958-1961 kane qene mesues ne kete shkolle Nexhmedin Dardha , Sherif Merdani , Xhemil Bylykbashi Andrea Turtulli, Robert Stefa ,Tommor Qafa, Myslim Hotova ,Bastri Erlindi.
Mesueset nga Elbasani – Ferzileti dhe Manushaqe Bylykbashi ,Nexhadie Luniku , Azbie Branko nga Vendresha Dule Bregu.Drejtor ne vitin 1961-1962 ishte Asqeri Turhani nga Fshati I Kakrukes.
-Ne keto vite filloi mbushja e shkolles me mesues vendas , duke fillluar qe nga Muarrem Dervishi, Nuri Ibro ,Selvi Fusha , Ismail Shiroku ,Qendrim Kushova, Neshat Dyrmishi ,Hysen Kuci Ibrahim Tabaku, Tatjana Gjanci (Bregu)etj…….
-Ne vitin 1972 u hap shkolla e mesme pa shkeputje nga puan .Mesuesit e pare ishin-Skender Kuci, Qani Sinani ,Maliq Baze, Todi Prifti, Mustafa Dervishi, Venetik Zaimi e Zenel Guri.Ndersa nxenesit e pare ishin –Bahri Bakiu, Elmaz Sevdari, Diafet Kushova, Sali Hysi ,Hysen Myftari, Lutfi Bakiu, Fejzi Likaj, Murat Sevdari, Dajlan Cela ,Harulla Tabaku, Agron Likaj etj…
Drejtor shkolle ne kete kohe ishte Abdulla Bregu dhe nendrejtoreshe Bukuroshe Mucaj .Ne keto vite arsimit ju dha perparsi.Shkolla e Vendreshes jep nje shembulle te mire ne rreth e me gjere.Ne vitin 1972 perfaqesues nga shkolla muaren pjese ne konferencen petagogjike qe u organizua ne rang Republike.Me 13 maj te vitit 1973 ne shkollen e Vendreshes u organiuzua nje seminar nga insituti I stidimeve petagogjike me pjesmarrje nga 16 rrethe te vendit.
Kjo sherbeu edhe si nxitje per te gjithe masen e prinderve qe femijet e tyre mbushnin bangat e shkolles se mesme.Keshtu per ti sherbyer me mire ketij komuniteti arsimdashesme 1shtator 1976 u hap shkolla e mesme me shkeputje nga puan me drejtim buqesor dhe me nje staf petagogjik cilesor.Drejtoreshe e shkolles u emerua Nerenxa Begolle (kalemi)Mesues te emeruar ne te mesme ishin- Zija Zaimi, Abdulla Bregu ,Hekuran Kalemi ,Qani Sinani, Sadik Laze e Maks Kaci
Nxenesit e pare ishin- Vera Guri, Bukuroshe Kuci, Hena Laze, Marie Laze, Mirjan Zylyftari, Myzafer Zaimi, Kastriot Zaimi, Kastriot Sevdari.etj.
Kulmin e vete kjo shkolle e arriti ne vitet 1984-1991.Ne shtator 1987 krahas deges Agronomi u hap dhe nje klase e mesme e pergjithshme (gjimnaz).Drejtor ne shkolle u emerua Avdyl Licollari dhe nendrejtor Kajmak Zaimi
Ne vitin 1987 me 3 shtator shkollen e viziton dhe e pergezon per arritjet madheshtore Ministri I Arsimit dhe Kultures Skender Gjinushi .
Kjo njihet si periudha me e arte e arsimit deri ne vitet 1984-1991 perbehej nga ;
A-Ne arsim parashkollor-Pashako Muco, Perparime Zeka ,Nerenxa Sevdari
B-Ne ciklin e ulet –Vera Lemi Haki Muco ,Shpetim Sevdari ,Tefta Guri, Hena ZYlyftri ,Fatmita Cerenishti.
C-Ne ciklin e larte –Thelleza Guri ,Zija Zaimi, Maks Kuci, Vjollca Kuci, Donika Dervishi ,Shefqet Aliaj, Bashkim Likaj ,Hekuran Kalemi, Dilaver Mekollari, Partizan Goxhaj, Tomorr Celibashi,Engjell Zaimi, Lulezim Salaijasi, Bukuroshe Kuci, Shpetim Xhamallati, Edmond Llazari, Novruz Zeqo ,Ilirian Sevdari, Ylli Shehu ,Barjam Dervishi, Bari Tushe, Pelivan Bakiu, Ilir Halili Nefail Spahiu.
D-Ne te mesme Zija Zaimi, Hekuran Kalemi, Abdulla Bregu ,G .Zaimi, LUlezim Salijasi ,Sadik Laze ,Qani Sinani , Novruz Zeqo ,Shpetim xhamallati, Bilbil Muasj ,Shefqet Alijaj ,Shefqet Xhaxho ,Petrit Bakiu, Safet Saliasi, Iliaz Qato.
Mbas ketyre viteve me ndryshimin e raporteve demografike si në cdo sektor tjeter të jetes dhe shkolla pësoi goditje .Familje te tera u zhvendosen prej ketej duke mbipopulluar qytetet kryesore te vendit .Bile nje pjese emigruan dhe jashte vendit .Numri I nxenesve ra ne menyre drastike .
Megjithatë dhe në këto vite të vështira nuk mungon puna e shumë mësuesëve , drejtuesëve por dhe interesi I popullit arsimdashës që me gjithë gjendjen e vështirë ekonomike që shkaktoi trazicioni kishin interes për të vazhduar shkollën fëmijët e tyre si në arsimin bazë por dhe të mesëm.
Kujtojme drejtuesit e këtyre viteve si:Kajmak Zaimi, Mecan Zeqo, Asqeri Rama, Hajri Nuhu, Shevqet Alia si dhe shumë mësues si në arsimin bazë e atë të mesëm.
Trazicioni qe I vështire dhe I gjatë , por dhe ndikimi I tij u ndie si në ambjente shkollore , bazë material didaktike.
Në vitin shkollor 1996 drjtor I shkollës ishte Astrit Likaj dhe nëndrejtor Asqeri Rama e më pas Hajri Nuhu dhe shumë mësues të përkushtuar si : Abdulla Bregu, Shevqet Aliaj,Kajmak Zaimi,Bardhul Hoxha, Seran Serani, Tomorr Pelivani, Engjell Zaimi,Ethem Ducellari, Arben Dulellari, Zamir Celibashi,Florie Lika,Minushe Shehu, Agim Sinani, Bashkim Likaj, Shpëtim Sevdari, Qendror Musaj, Flutura Sinani, Fatmira Cerenishti, Nerenxa Sevdari, Matilda Muca, Haki Muca,Tatjana Luadhi, Alma Cevrenga…etj.
Shkolla e mesme e bashkuar në vitin 1996 kishte gjithsej 337 nxënës dhe rreth 26 mësuesa e edukatore kopështi.Por vihej re nje rënie e përvitëshme e numrit të nxënësve si rezultat I transferimit të familjeve të tyre në zonat urbane, rënie që u ndie më tepër në numrin e nxënësve në arsimin e mesëm që coi pastaj dhe ne mbylljen e shkollës së mesme në vitin 2001.Rënie numrit të nxënësve qe vazhdon dhe sot
Trupa pedagogjike u tkurr shume ne numer dhe ne cilesi.
Drejtor shkolle u emërua Shefqet Aliaj dhe më vonë Përparim Ismaili .
Në vitin shkollor 2012-2013 në shkollën e Vëndreshës vazhdonin mësimin rreth 77 nxënës .Drejtor I shkollës Mecan Zeqo dhe mësuesa;Përparim Ismaili, Shpëtim Sevdari,Engjell Zaimi ,Bardhul Hoxha, Mynevere Bilbili , Minushe Shehu, Fatmira Cerenishti, Ilda Isufi , Gentjana Dosti, Juliana Bakiasi, Sazan Bano.
Vëndreshë Tetor 2013